Ancelotti: Është një kampionat i bukur

- Bota Sot

Ancelotti: Është një kampionat i bukur

Carlo Ancelotti, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka folur për shumë tema, përfshirë edhe gjendjen e Serie A. Trajneri i Brazilit u shpreh:

“Është një kampionat i bukur, i balancuar, dhe me Romën në krye, gjë që përbën surprizë. Me Gasperinin kam Wesley, këtu në stafin tim kam Juan, ish-lojtarin e Romës, me të cilin flasim shpesh për Romën. Më vjen mirë ta shoh atje lart në renditje”.

Siç nuk mund të mungonte, Ancelotti foli edhe për Milanin, klubin e zemrës: “Po bën mirë duke përfituar nga një avantazh i madh, fakti që nuk luan në Europë, dhe nga prakticiteti i Allegrit. Max ka thjeshtuar atë që shumë të tjerë përpiqen ta komplikojnë. Nuk duhet shumë”.

Më pas, vetëm elozhe për ish-mesfushorin e tij, Luka Modric: “Jam shumë i lumtur që po qëndron në nivele shumë të larta, gjë që për mua nuk është aspak surprizë.

E dija që do të bënte mirë sepse ka objektivin e Botërorit, luan vetëm një herë në javë. Sezonin e kaluar te Reali im ishte i vetmi lojtar që nuk humbi asnjë seancë stërvitore.

Si ia del? Gjenetikë dhe seriozitet, kaq. Është ende një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim.

Kam lexuar se flitet për një vit tjetër kontratë, mund të luajë në majë pa asnjë problem”.



Read it all at Bota Sot