Sylvinho nuk “heq dorë” nga Broja

- Bota Sot

Sylvinho nuk “heq dorë” nga Broja

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit në këto kualifikuese ndaj Anglinës.

Përballje kjo që do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 18:00.

Një takim ku pavarësisht se kuqezinjtë janë kualifikuar në “Play-Off” për herë të parë në histori në një Kupë Bote, sërish do të tentojnë rezultat pozitiv, që mund t’i ndihmonte të ngjiteshin në kualifikimin e FIFA-s.

Por për duelin me “Tre Luanët”, Sylvinho është i “detyruar” të bëjë shumë ndryshime.

Kjo pasi siç dihet janë 5 futbollistë me kartonë dhe nëse ndëshkohen ndaj Anglisë do të humbisnin duelin  e “Play-Off”.

Për këtë braziliani do të ulë në stol të rrezikuarit, ndërsa titullarë pritet ta nisin disa nga futbollistët që ishin në stol ndaj Andorrës.

Timonieri i Kombëtares pavarësisht paraqitjeve jot ë mira të Armando Brojës, vazhdon ta vendosë në 11-she.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Laçi, Asllani, Berisha, Broja, Daku, Uzuni. Trajner: Sylvinho.



Read it all at Bota Sot