Media boshnjake: Xherdan Shaqiri trondit serbët

- Bota Sot

Media boshnjake: Xherdan Shaqiri trondit serbët

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, ish futbollisti i kombëtares së Zvicrës, si gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Shaqiri ka marrë vëmendje në Bosnjë e Hercegocinë dhe Serbi, me deklaratën e fundit që ishte sikur “bombë” për serbët.

“Xherdan Shaqiri padyshim nuk është një figurë e preferuar në Serbi

Djali nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka luajtur kundër Serbisë. Ai shfrytëzoi rastin për të treguar shqiponjën shqiptare, duke tronditur kështu serbët që janë shumë të ndjeshëm ndaj këtij simboli.

Shaqiri, ashtu si Granit Xhaka, u bënë persona të padëshiruar në Serbi pas Kupës së Botës 2018”, - shkruan mes të tjera media boshnjake “Sportsport”. 

Pas shtatë vitesh, lojtari foli për këtë temë. 

“Shumë gjëra u shkruan atëherë.

Familjet tona dhe ne u provokuam jashtëzakonisht shumë nga serbët para ndeshjes së Kupës së Botës.

Kjo na dha një motiv shtesë për të fituar, dhe në fund të fundit vetëm fitorja sportive kishte rëndësi për ne”- tha Shaqiri.



Read it all at Bota Sot