Të gjithë me sy e vesh janë nga Lubjana!
Sonte në orën 20.45 do të luhet ndeshja si finale për vend të dytë mes kombëtares së Sllovenisë dhe Kosovës.
Në Grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll, Zvicra kryeson me 10 pikë, pasojnë Kosova me 7, Sllovenia 3 dhe Suedia me 1 pikë,
Kryeministri i Kosovës, në detyrë Albin Kurti, i jep mbështetje të fuqishme djelmoshave tanë.
“Sonte luan Kosova!
Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë.
Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit.
Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton.
Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët.
Forca Kosovë!”, ka shkruar kryeministri Kurti.