Kombëtarja e Kosovës stërvitet sot në Lubjanë

- Bota Sot

Kombëtarja e Kosovës stërvitet sot në Lubjanë

Kombëtarja e Kosovës është gati për sfidën e sotme si finale për vendin e dytë në Grupin B të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror në futboll.

Përballja Slloveni – Kosovë luhet sonte (20.45) në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë.

“Dardanët zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore paraditen e sotme në atmosferë pozitive dhe fokus maksimal.

Të gjithë lojtarët janë të gatshëm, të motivuar dhe me energji të plotë për sfidën e mbrëmjes kundër Sllovenisë”, njofton FFK.

Në Grupin B, Zvicra kryeson me 10 pikë, pasojnë Kosova me 7, Sllovenia 3 dhe Suedia 1 pikë.



Read it all at Bota Sot