Ka vetëm një skenar që Italia ta mbyllë grupin e para dhe të shkojë direkt në Botëror

- Bota Sot

Ka vetëm një skenar që Italia ta mbyllë grupin e para dhe të shkojë direkt në Botëror

Nesër në mbrëmje në “San Siro”, Italia do të presë Norvegjinë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Ka vetëm një skenar që ekziston në letër, por në realitet është i pamundur, që Italia ta mbyllë grupin e para.

Italia duhet të fitojë nesër në mbrëmje 9:0 ndaj Norvegjisë, në mënyrë që të dalë e para në grup. Duke ditur që Italia mund të mungojë për herë të tretë rresht në Botëror, Gennaro Gattuso i ka bërë thirrje FIFA-s, të ndryshojë formatin e kualifikimit për në Kupën e Botës.

“Në vitet 1990 dhe 1994, kishte dy ekipe afrikane [tre të kualifikuara në vitin 1994]; tani janë nëntë. Nuk është një polemikë, por ka vështirësi, dhe ne e dimë mirë.

Nëse shikojmë Amerikën e Jugut, ku gjashtë nga 10 ekipe shkojnë direkt në Kupën e Botës dhe e shtata shkon në një fazë eliminatore me një ekip nga Oqeania, kjo të jep keqardhje dhe një lloj trishtimi. Ky është zhgënjim. Sistemi duhet të ndryshojë në Evropë”, u shpreh Gattuso.



Read it all at Bota Sot