Një shtetase 85-vjeçare britanike ka humbur jetën si pasojë e goditjes së stuhisë Claudia sot në një kamping pushimesh në Albufeira të Portugalisë.
Komandanti rajonal i Algarve, Vitor Vaz Pinto tha se dhjetëra njerëz u lënduan në zonë, dy prej të cilëve rëndë.
Të lënduarit janë të kombësive portugeze, spanjolle dhe britanike dhe varionin nga mosha gjashtë deri në 85-vjeç, raporton SkyNews.
Sipas raporteve të medias, gruaja 85-vjeçare fillimisht u raportua e zhdukur në një kamping dhe më vonë u gjet e vdekur.