Tirana fiton

- Bota Sot

Tirana fiton

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra vijon rrugëtimin e saj me ndeshjet e javës së tretë. Pogradeci udhëheq renditjen në Grupin A me 9 pikë të plota pas fitores 3-0 në kryeqytet ndaj Partizanit (25-13, 25-22, 25-19).

Ndeshje e komanduar nga liqenoret, që po domojnë këtë sezon. Në këtë grup fiton edhe Skënderbeu, që në fushën e tij mundi 3-0 Korabin (25-11, 25-17, 25-19). Një ndeshje që ishte një stërvitore për skuadrën korcare.

Në Grupin B, Vllaznia befason Dinamon, duke fituar 3-1 në Shkodër (23-25, 25-23, 25-22, 25-20). Edhe pse kryeqytetaset e nisën më mirë ndeshjen nuk e ruajtën dot ritmin, pasi vendaset rikuperuan dhe përmbysën rezultatin.

Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës mundi 3-0 (26-24, 25-19, 25-9) mikeshat nga Durrësi. Një ndeshje ku niveli i Teutës ra nga seti në set, ndërsa bardheblutë e patën më të lehtë të kontrollin lojën dhe të fitojnë.

Femra – Grupi A (java 3)

Partizani – Pogradeci, 0-3

Skënderbeu – Korabi, 3-0

Renditja: Pogradeci 9 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Partizani 3 pikë, Korabi 0 pikë.

Femra – Grupi B (java 3)

Vllaznia – Dinamo, 3-1

Tirana – Teuta, 3-0

Renditja: Tirana 9 pikë, Dinamo 3 pikë, Teuta 3 pikë, Vllaznia 3 pikë.



Read it all at Bota Sot