Brazili bind ndaj Senegalit

- Bota Sot

Brazili bind ndaj Senegalit

Brazili ka fituar 2-0 ndaj Senegalit në miqësoren e luajtur në “Emirates”. Carlo Ancelotti e nisi takimin me këtë formacion titullar: Ederson; Alex Sandro, Gabriel, Marquinhos (kapiteni), Militao; Casemiro, Bruno Guimaraes; Rodrygo,Estevao, Vinicius, Cunha.

Fillimisht ishte Estevao që zhbllokoi shifrat me një gol të bukur në minutën e 27-të, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës.

Në minutën e 35-të, Casemiro dyfishon shifrat pas një asisti nga Rodrygo, pas një skeme të bukur nga goditja e dënimit.

Lajmi i keq për brazilianët, e sidomos për Arsenalin, ishte dëmtimi i Gabriel në minutën e 65-të. Në pamje të parë, duket se bëhet fjalë për një lëndim serioz.

Përsa i përket rezultatit, shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Brazili fiton 2-0.



Read it all at Bota Sot