“Dardanët” nisen drejt stadiumit duke kënduar për UÇK-në, Adem Jasharin, Drenicën e Mitrovicën!
Tifozët shqiptarë kanë pushtuar sot gjatë ditës rrugët e kryeqytetit të Sllovenisë, Lubjanës, para ndeshjes së madhe Slloveni – Kosovë.
“Dardanët” janë nisur drejt stadiumit, duke kënduar për UÇK-në, komandantin legjendar Adem Jasharin, Drenicën dhe Mitrovicën.
Ndeshja Slloveni – Kosovë nis nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Stozice”.