Rashica dhe Zhegrova në stol

- Bota Sot

Rashica dhe Zhegrova në stol

Kosova luan sot ndeshjen më të rëndësishme të këtyre kualifikueseve, pikërisht në transfertën ndaj Sllovenisë.

Dardanët aktualisht mbajnë vendin e dytë ne grup me 7 pikë dhe sfida e sotme mund të vulosë përfundimisht biletën për në play-off. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Zvicra pret Suedinë.

Franco Foda ka vendosur të hedhë në fushë këtë formacion titullar: Amir Shaipi; Vojvoda, Rrahmani, Hajdari, Dellova, Gallapeni; Avdullahu, Rexhbeçaj, Muslija; Muriqi, Asllani.

Kosovës do t’i mjaftonte dhe një barazim për të siguruar biletën për në play-off. Ndeshja fillon në orën 20:45.



Read it all at Bota Sot