Kosova sonte shkëlqeu në tokën sllovene, duke triumfuar me rezultat 2:0.
Fitore që ia siguroi play-off-in, ku në muajin mars kërkojnë kualifikimin në Kampionatin Botëror në futboll.
Kryeministri Albin Kurti, ka uruar trimat për fitore me rezultat 2:0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë.
“Ia nisëm këtë fushatë të kualifikimeve me besim. Në fazën tjetër hyjmë me vetëbesim.
Sonte bëmë histori, e ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim. Faleminderit për emocionet dhe gëzimin, Kosovë. Me ty, gjithmonë!”, ka uruar kryeministri Kurti.