Ministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka uruar trimat për fitoren e madhe, me rezultat 2:0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, në kuadër të xhiros së pestë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Kosova është në play-off, në histori, tani synon kualifikimin në Kampionatin Botëror në futboll.
“3 pikë për Kosovën tonë!
Me këtë ritëm dhe me këtë lojë, e presim Zvicrën në Prishtinë.
Ëndrra vazhdon:, ka shrkuar Hajrulla Çeku në profiline tij në facebook.
Zvicra është në vend të parë në Grupin B me 13 pikë, pasojnë Kosova me 10, Sllovenia 3 dhe Suedia 1 pikë.