Tuchel: Brojën e njoh mirë, por uria jonë është më e madhe se rreziku

- Bota Sot

Tuchel: Brojën e njoh mirë, por uria jonë është më e madhe se rreziku

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka folur me respekt dhe vlerësim për Armando Brojën, vetëm një ditë para përballjes së rëndësishme mes Shqipërisë dhe Anglisë në “Air Albania”.

Duke njohur mirë cilësitë e sulmuesit kuqezi nga koha kur e drejtoi te Chelsea, Tuchel ka theksuar se Broja mbetet një rrezik i vazhdueshëm për çdo mbrojtje.

“Sigurisht që e njoh Armandon shumë mirë, sepse ai ishte lojtari im te Chelsea.

Ai ka luajtur rregullisht me Kombëtaren dhe shpesh si anësor i djathtë. Mendoj se kështu do të luajë edhe ndaj nesh. Ka shpejtësi, fizicitet dhe është gjithmonë i rrezikshëm”, deklaroi Tuchel.

Megjithatë, trajneri gjerman ka shtuar se Anglia është e përgatitur ta menaxhojë rrezikun që vjen nga Broja, duke theksuar se skuadra e tij ruan një fokus të plotë te objektivi kryesor: vazhdimi i ecurisë perfekte në kualifikueset e Botërorit.

“Ne mendojmë se do të kemi zgjidhjen për ta kontrolluar. Uria jonë për të triumfuar, për të arritur diçka të madhe, është më e madhe se ky rrezik, pra prishja e rekordit të zero golave të pësuar.

Nuk mund të fokusohemi te ajo që mund të humbasim, por te mundësia për të zhvilluar një tjetër ndeshje të bukur.”



Read it all at Bota Sot