Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu ka folur pas arritjes historike së play-offit të Botërorit të vitit 2026.
Ai ka thënë se kjo është një arritje e madhe, teksa ka një mesazh për Zvicrën.
“Një arritje shumë e madhe, historike, ende nuk kemi arritur ku dojmë me arrit. Kemi forcë me arrit në Botëror, është e vështirë. Kemi me ia tregua na krejt Kosova Zvicrës se sa jena të fortë”, tha ai fillimisht.
Tutje, ai iu kundërpërgjigj deklaratës së Granit Xhakës, i cili tha se Avdullahu e Hajdari nuk do të kishin vend te Zvicra.
“I uroj vetëm suksese atij, s’kam kurrfarë deklarate ndaj tij”, përfundoi Avdullahu.