Media kroate befason, kështu mund të kualifikohet Kosova direkt në Kampionatin Botëror, ja çfarë i duhet me Zvicrën!

- Bota Sot

Media kroate befason, kështu mund të kualifikohet Kosova direkt në Kampionatin Botëror, ja çfarë i duhet me Zvicrën!

Jo vetëm Kontinenti i Vjetër është i mahnitur me kombëtaren e Kosovës, me lojën e saj, me fitoren në Lubjanë me rezultat 2:0 ndaj Sllovenisë, në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror në futboll.

“Kosova mposht Slloveninë! Nevojitet një mrekulli për tu kualifikuar direkt në Kupën e Botës”, është titulli i mediumit kroat “Index”.

Media kroate shkruan se për të marrë kreun e tabelës, Kosovës i duhet fitorja me 6 gola dallim.

“Lufta për kualifikim në Kupën e Botës 2026 do të zhvillohet në raundin e fundit të Grupit B, në ndeshjen midis Kosovës dhe Zvicrës.

Këto dy ekipe regjistruan fitore të reja gjatë kësaj të shtune, duke i lejuar zviceranëve të ruajnë vendin e parë dhe një avantazh prej tre pikësh ndaj Kosovës.

Kosova duhet të bëjë një mrekulli ndaj Zvicrës për vendin e parë.

Nëse Kosova dëshiron të ulet në krye dhe kështu të kualifikohet direkt në Kupën e Botës, duhet ti mposhtë zviceranët deri në gjashtë gola në ndeshjen e tyre kokë më kokë të martën.

Këtë të shtunë, Zvicra mposhti Suedinë 4:1 në Gjenevë, ndërsa Kosova ishte më e mirë se Sllovenia 2-0 në Lubjanë”, shkruan më tej.



Read it all at Bota Sot