Granit Xhaka i bën me dije Kosovës për kualifikim, kjo i duhet...

- Bota Sot

Granit Xhaka i bën me dije Kosovës për kualifikim, kjo i duhet...

Zvicra pothuajse është e kualifikuar në Kampionatin Botëror, por këtë duhet të vërtetojë në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kapiteni Granit Xhaka ka shënuar fitoren e thellë të Zvicrës, me rezultat 4:1 ndaj Suedisë.

Futbollisti Xhaka ka shënuar nga penalltia në minutën e 60-të. 

“Pjesa e dytë ishte shumë më dominuese.

Ne pothuajse e kemi siguruar kualifikimin. Do të donim shumë ta festonim sot këtë arritje.

Por ajo që ka treguar Kosova deri tani, vërtet meriton respekt. Sigurisht, atyre u duhet një fitore 6:0, por prapë nuk mund ta marrim këtë ndeshje si të lehtë”, tha Xhaka, transmeton media zvicerane "Blick".

Zvicra kryeson në grupin B me 13 pikë, Kosova renditet e dyta me 10, Sllovenia ka 3 dhe Suedia 1 pikë.

Përballja mes Kosovës dhe Zvicrës luhet të martën (më 18 nëntor) në orën 20.45.



Read it all at Bota Sot