Ja si u lind UNESCO

- Bota Sot

Ja si u lind UNESCO

Përfaqësues nga 44 shtete, më 16 nëntor 1945, u mblodhën në Londër për të krijuar një organizatë që do të mishëronte një kulturë të mirëfilltë paqeje, mbështetur në solidaritetin intelektual dhe moral të njerëzimit për të parandaluar shpërthimin e një lufte tjetër botërore.

Nga kjo konferencë u lindi UNESCO, akronim në gjuhën angleze për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Kushtetuta e UNESCO-s, nënshkruar më 16 nëntor 1945, hyri në fuqi një vit më vonë, pas ratifikimit nga 20 shtete: Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Çekosllovakia, Danimarka, Republika Dominikane, Egjipti, Franca, Greqia, India, Libani, Meksika, Zelanda e Re, Norvegjia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sesioni i parë i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s u mbajt në Paris nga data 19 nëntor deri më 10 dhjetor 1946, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 30 vende me të drejtë vote.

Përndryshe, Kosova në vitin 2015 ka aplikuar për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, por nuk arriti për tri vota.



Read it all at Bota Sot