Murat Yakin i sigurt që Zvicra e ka siguruar Botërorin: Nuk marrim gjashtë gola nga Kosova

- Bota Sot

Murat Yakin i sigurt që Zvicra e ka siguruar Botërorin: Nuk marrim gjashtë gola nga Kosova

Përzgjedhësi Murat Yakin ka uruar tifozët e Zvicrës për kualifikimin në Kupën e Botës, meqenëse është i sigurt se nuk do të marrin gjashtë gola nga Kosova.

Matematikisht, Kosova ende është në garë për kualifikim direkt megjithatë duhet të fitojë së paku 6-0 në Prishtinë.

Yakin në anën tjetër është i sigurt se nuk ka gjasa që të ndodhë kjo, pavarësisht arritjes së madhe që ka bërë Kosova.

“Nuk e kemi finalizuar 100 për qind. Është turp sepse donim të festonim me tifozët këtu”.

“Nuk po mendojmë të humbasim, kjo skuadër kërkon vetëm fitore dhe kështu po luajmë”.

“Nuk do të pranojmë gjashtë gola. Në futboll, asgjë nuk është e pamundur, kemi parë shumë. Por, personalisht kurrë nuk kam pasur një eksperiencë të tillë dhe nuk dua ta kem”.

Yakin gjithashtu pret që përballja në Prishtinë të jetë mjaftë e vështirë.

“Do të provojnë të na provokojnë dhe të na mërzisin. Por, nuk do t’i lejojmë. Jemi shumë të mençur, mirë dhe me eksperiencë”, deklaroi ai për mediat zvicerane.

Kujtojmë, përballja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet të martën në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.



Read it all at Bota Sot