Futbollisti slloven habit për tifozët e Kosovës, ky veprim i pengoi

- Bota Sot

Futbollisti slloven habit për tifozët e Kosovës, ky veprim i pengoi

Sllovenia është e tronditur përveç humbjes me rezultat 2:0 nga Kosova ën Lubjanë, edhe që i humbi të gjitha shpresat për vend të dytë në Grupin B të kualifikimeve në Kampionatin Botëror në futboll.

Sllovenët nuk e besojnë ende se kanë pësuar humbje në konak të tyre nga Dardanët. 

Futbollisti sllovene, Jaka Bijol, ka folur pas ndeshjes, me theks të veçantë për tifozët e Kosovës, të cilët ishin në numër të madh e që e çuan peshë stadiumin.

“Gjitha meritat për tifozët e Kosovës që erdhën në numër kaq të madh, por është dëshpëruese kur dëgjon fishkëllima gjatë himnit.

Është e qartë se shumë prej tyre jetojnë në Slloveni dhe Sllovenia u ka dhënë shumë.

Të paktën në atë moment ata kanë mundur të tregojnë më shumë respekt.

Gjithsesi, ata kanë bërë tifo për ekipin e tyre. I falënderoj gjithë ata që kanë anuar për ne në stadium, ndonëse ne nuk jemi paraqitur mirë”, - tha mbrojtësi slloven. 

Pas xhiros së pesë, Zvicra është në kreun e tabelës me 13 pikë, pasojnë Kosova me 10, Sllovenia 3 dhe Suedia me 1 pikë.



Read it all at Bota Sot