Kartonat kushtëzojnë Sylvinhon

- Bota Sot

Kartonat kushtëzojnë Sylvinhon

Deklaratat enigmatike të Sylvinhos në prag të sfidës së madhe kundër Anglisë kanë ngritur pikëpyetje të mëdha rreth formacionit që Shqipëria do të hedhë në fushë.

Trajneri i kuqezinjve u shpreh hapur se ndeshja është tepër e vështirë dhe se vendimet mund të ndikohen nga objektivi kryesor, përgatitja për fazën play-off në mars.

Një tjetër dilemë që do kushtëzojë zgjedhjet nga minuta e parë e stafit teknik dhe trajnerit brazilian janë futbollistët që rrezikojnë për shkak të kartonëve.

Konkretisht, Mario Mitaj, Juljan Shehu, Rey Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami janë vetëm një karton larg gjysmëfinaleve të raundit play-off. Ndëshkimi ndaj Anglisë do i linte në shtëpi, çka mund të sjellë mungesë në ndeshjet e muajit mars.

Në këtë mënyrë, Sylvinho pritet t’i lë në stol pasi në të tilla kushte nuk do të rrezikonin pezullimin, pavarësisht se ndaj Anglisë nuk besohet të ketë eksperimente të mëdha.

Strakosha pritet të jetë në portë, teksa trishtimi në ndeshjen me Andorrën mund të shpërblehet me aktivizim nga minuta e parë për Armando Brojën. Fanellë titullari besohet të ketë edhe për Ismajlin, Medon Berishën, Jasir Asanin dhe njërin mes Tucit e Dakut.



Read it all at Bota Sot