Spektakël anglez në “Air Albania”

- Bota Sot

Spektakël anglez në “Air Albania”

Sfida e sotme në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Anglisë do të jetë disi e pazakontë. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të caktojë në dispozicion të tifozëve anglezë rreth 2000 bileta, si asnjëherë tjetër për tifozerinë mike.

Tifozët e Anglisë do të vendosen kështu në sektorët V101, V102, V103, V201 dhe V202.

Kapaciteti i këtyre sektorëve shkon në total rreth 2000.

Për këtë pritet që tifozët anglezë të jenë një zë i fortë gjatë ndeshjes, pasi kujtojmë se FSHF prej muajsh ka ndaluar shpërndarjen e biletave për grupimet si “Tifozat Kuq e Zi”.

Për tifozët e Shqipërisë, u aplikua e njëjta mënyrë shitje si me Serbinë. Pra në formën e shorteut pas aplikimit të bërë fillimisht për biletë.

Tifozët anglezë ndërkohë janë parë në Shqipëri, që nga dita e premte pas ndeshjes që luajtën me Serbinë. I gjithë fokusi ka kaluar tashmë te dita e sotme.



Read it all at Bota Sot