Sllovenia ka pësuar prej humbjeve më të rënda në Lubjanë, me rezultat 2:0 nga kombëtarja e Kosovës.
Kosova ia fiku të gjitha shpresat sllovenëve për vendin e dytë në grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Futbollisti serb, Petar Stojanoviq, mbrëmë u aktivizua nga minuta e 46-të për Slloveninë, kritikohet më së shumti për veprimet e tija gjatë ndeshjes dhe përjashtimin me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 53-të.
Media sllovene “Delo” ka shkruar se Stojanoviq e meritoi kartonin e kuq.
“Petar Stojanoviq, padyshim e mori përplasjen me shqiptarët e Kosovës ose shumë seriozisht ose shumë naivisht: bëri tre faulle të rënda ose edhe të dhunshme!
I dyti - kur shtyu një nga kundërshtarët e tij në tabelat reklamuese, nuk u ndëshkua.
Ai u përjashtua me meritë dhe i zhgënjeu shokët e ekipit në ndeshjen kyçe të këtij cikli.
I papërgjegjshëm për një 30-vjeçar që ka mbi 70 ndeshje me fanellën e Sllovenisë”, ka shkruar media sllovene”.