Klubi i Superiores me mungesa

- Bota Sot

Klubi i Superiores me mungesa

Bylisi po përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Egnatias, teksa mungesat e kanë shqetësuar jo pak trajnerin Mirel Josa.

Fati i mir është se vetëm Kamara është duke munguar për shkak dëmtimi, teksa pjesa tjetër kanë qenë në kushte të mira fizike, duke zhvilluar një mini fazë përgatitore, duke përfituar edhe nga pushimi i Kombëtares.

Sakaq, Aurel Marku dhe Fabian Përndreca, janë grumbulluar me ekipet e moshave të Shqipërisë dhe do të bashkohen me skuadrën vetëm pasi të përfundojnë angazhimin e tyre te kuqezinjtë.

Ndeshja ndaj Egnatias, do të luhet ditën e shtunë dhe Josa do të ketë mundësi që ta ketë skuadrën e plotë për disa ditë para sfidës së radhës.



Read it all at Bota Sot