Momenti kur tifozët e Kosovës u përplasën me sigurimin pas largimit të flamujve në Slloveni

- Bota Sot

Momenti kur tifozët e Kosovës u përplasën me sigurimin pas largimit të flamujve në Slloveni

Një incident raportohet të ketë ndodhur mbrëmë, pak para fillimit të ndeshjes Slloveni–Kosovë, ku tifozëve nga Kosova nuk u është lejuar të futin flamujt kuqezi brenda stadiumit.

Për klanin, një tifoz që ishte i pranishëm në ngjarje ka treguar se trupat e sigurimit kanë marrë një flamur nga një tifoz tjetër, dhe e kanë hedhur në tokë. Sipas dëshmisë së tij, ky veprim ka acaruar tifozët e tjerë kosovarë.

“Incidenti ndodhi gjatë kontrollimit të biletave, dmth duke hyr në stadium para fillimit ndeshjes. Disa tifoz kanë pas flamuj të Shqipërisë, gjë që nuk ka qenë e lejuar thoshin nga FIFA ose UEFA, edhe i gjuanin në tok”.

“Në ketë rast një tifozit ja morën flamurin dhe ja gjuajtën në tok, ku ishte një vend, një kuti me plot flamura. Edhe sigurimi pasi hodhi flamurin, tifozi e shtyu edhe aj e kapi për fyti. Kanë reagu tjerët tifozë, janë kap me sigurim për ta liru shokin se aj se lëshojke. Edhe reagun policia”, ka deklaruar ky lexues.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kontrollit të biletave, pak para se të niste zyrtarisht përballja Slloveni–Kosovë.

Një situatë e ngjashme ishte raportuar edhe mbrëmë, kur gazetari Arlind Sadiku bëri të ditur se tifozëve kosovarë nuk u lejoheshin simbolet kombëtare brenda stadiumit.

 



Read it all at Bota Sot