Silvinjo bën rotacion te kuqezinjtë, ‘kursen’ lojtarët me kartonë

- Bota Sot

Silvinjo bën rotacion te kuqezinjtë, ‘kursen’ lojtarët me kartonë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e fundit të saj në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku ka arritur një objektiv unik në historinë e saj si kualifikimi në play-off. Dhe ndeshja e fundit ndaj Anglisë, nuk do të ndikojë aspak në këtë pozicionim.

Trajneri Silvinjo, i detyruar të mendojë për ndeshjen e play-off në muajin mars, ka vendosur të mos rrezikojë me lojtarët të cilët janë një karton të verdhë larg pezullimit.

Kështu, Mitaj dhe Shehu janë jashtë 23-shes. Ndërsa Ajeti dhe Manaj janë ulur në stol, kurse i vetmi titullar është Bajrami.

Aliji ka marrë vendin e Mitajt në rreshtim dhe Ramadani të Shehut.

Sa i përket fazës së avancuar, Uzuni është rreshtuar në majë të sulmit me Hoxhën e Bajramin të cilët do të jenë nga krahët.

Në radhët e Anglisë bie në sy fakti se trajneri Tuhel nuk ka kursyer yjet, duke aktivizuar që në start emra si Stouns, Rajs, Bellingam e Kejn.



Read it all at Bota Sot