Bulku: Broja në stol? Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm…

- Bota Sot

Bulku: Broja në stol? Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm…

Zëvendëstrajneri i Kombëtares Shqiptare, Ervin Bulku, në “Klan Kuq e Zi”, foli para ndeshjes së Shqipërisë kundër Serbisë.“

Kjo është skema që kemi zgjedhur. Kemi luajtur shumicën e rasteve kështu edhe në bazë të kundërshtarit. Broja në stol? Të gjithë janë të rëndësishëm njësoj si ai zbret dhe ai që rri në pankinë.

Duam të marrim një fitore që të shkojmë në fazën e dytë. Duke parë që kemi një kundërshtar të fortë është normale që të vendosemi mirë, skemi pse të ndryshojmë veprimet që kemi bërë këto 3 vite pasi na kanë çuar në Europian dhe jemi tani në “play off”.

Mos harro kemi qenë të detyruar edhe prej lojtarëve me kartonë.

Kjo është një nga arsyet pse e vendosim skuadrën afër po për shkak edhe se Aglia bën shumë presion dhe është agresive, e fortë.

Në qoftë se marrim një karton tjetër sdo kishim mundësi ti aktivizonim lojtarët në play off dhe nuk donim të rrezikonim, kemi aktivizuar lojtarë të mirë pasi është një ndeshje e mirë që të marrim një rezultat të rëndësishëm”, deklaroi Bulku.



Read it all at Bota Sot