BE, taksë mbi ushqimet e përpunuara jo të shëndetshme

- Bota Sot

BE, taksë mbi ushqimet e përpunuara jo të shëndetshme

Komisioni Europian po konsideron të propozojë vitin e ardhshëm një taksë mbi ushqimet shumë të përpunuara me përmbajtje të lartë yndyre, sheqeri dhe kripë, sipas një projekt-dokumenti.

Në dokumentin, i cili pritet të prezantohet në mesin e dhjetorit, autoriteti tha se kjo taksë do të ofrojë stimuj për një ushqyerje më të shëndetshme.

Autorët shkruajne se një “mikro-taksë në nivel të BE-së” mund të mbajë çmimet stabile dhe të prodhojë ndryshime në sjelljen e konsumatorëve pa shkaktuar dëme financiare të tepërta.

Prodhuesit do të motivoheshin të bëjnë produktet e tyre më të shëndetshme. Të ardhurat nga kjo taksë do të përdoren ekskluzivisht për programe promovimi të shëndetit në të gjithë BE-në.

Komisioni theksoi se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Bashkimin Evropian, me më shumë se 1.7 milion raste çdo vit. Kostoja ekonomike është mbi 280 miliardë euro (325 miliardë dollarë) në vit.

Ekzistojnë prova që lidhin konsumimin e lartë të ushqimeve shumë të përpunuara me një rrezik të shtuar për obezitet, diabet dhe sëmundje metabolike, vuri në dukje autoriteti.

Përveç taksave, plani shëndetësor parashikon gjithashtu modernizimin e legjislacionit për kontrollin e duhanit deri në vitin 2027 dhe futjen e një sistemi vlerësimi për ushqimet e përpunuara në të gjithë Evropën.

Komisioni Evropian synon të ulë vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare me 20% deri në vitin 2035 përmes iniciativave të ndryshme. 



Read it all at Bota Sot