Një person është plagosur nga arma e zjarrit përgjatë së dielës. Ngjarja ka ndodhur në Sharban të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur Pllana.