Armand Duka reagon pas humbjes ndaj Anglisë

- Bota Sot

Armand Duka reagon pas humbjes ndaj Anglisë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas humbjes së Shqipërisë 0-2 ndaj Anglisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

“Sonte zemra jonë luftoi më fort se rezultati. Jam krenar për çdo hap, çdo duel dhe falënderoj djemtë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm. Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen e pakushtëzuar!

Ju jeni shtylla e kësaj skuadre. Play-off-i është i yni.

Sonte festojmë arritjen, ndërsa nga nesër nis puna për sfidat e marsit”, shkruan Duka.

Ndërkohë që më 20 nëntor, Shqipëria do të mësojë kundërshtarin e parë për play-offin e muajit mars. Si Shqipëria dhe Kosova, duke qenë se renditen të tretat, do të luajnë ndeshjen e tyre në transfertë.

Në rast se fitojnë këtë ndeshje, ndeshja finale do vendoset me short se ku do të luhet.



Read it all at Bota Sot