Huijsen largohet nga grumbullimi me Spanjën shkaku i lëndimit

- Bota Sot

Huijsen largohet nga grumbullimi me Spanjën shkaku i lëndimit

Dean Huijsen është larguar nga kampi stërvitor i Kombëtares së Spanjës dhe tashmë është nisur për t’u rikthyer te Real Madridi.

Federata Spanjolle nuk ka dhënë një arsye zyrtare për këtë vendim, por klubi madrilen kishte njoftuar më herët se mbrojtësi i ri po përballet me një problem fizik.

Pikërisht për shkak të këtij shqetësimi, Huijsen nuk ishte në dispozicion për ndeshjen e parë të Spanjës gjatë pushimit të nëntorit.

Situata e tij fizike ka bërë që stafi teknik ta mbajë nën monitorim të vazhdueshëm.

Megjithatë, pavarësisht largimit nga kombëtarja, pritshmëritë janë pozitive.

Huijsen pritet të jetë plotësisht i gatshëm për t’u rikthyer në fushë me Real Madridin menjëherë pas përfundimit të angazhimeve ndërkombëtare, në sfidën e radhës kundër Elche. 



Read it all at Bota Sot