Shkyçen 15 lidhje ilegale të ujit në tri komuna të regjionit të Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

Shkyçen 15 lidhje ilegale të ujit në tri komuna të regjionit të Prizrenit
Gjatë javës së kaluar, ekipet të Inspektoratit të Kompanisë “Hidroregjioni Jugor”, kanë identifikuar dhe shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit 15 lidhje ilegale nga konsumatorët e papërgjegjshëm, percjell Gazeta e Prizrenit. 
Prizren – 9 lidhje ilegale
Suharekë – 5 lidhje ilegale
Malishevë – 1 lidhje ilegale
“Hidroregjioni Jugor” njofton se Aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të merren masat ligjore.
Apelojmë tek të gjithë konsumatorët të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë. / Gazeta e Prizrenit / 


Read it all at Gazeta e Prizrenit