“E morëm lajmin që e kanë vra”, historia e tre ushtarëve të familjes Thaçi

- Bota Sot

“E morëm lajmin që e kanë vra”, historia e tre ushtarëve të familjes Thaçi

Bekim Thaçi ishte vetëm 24 vjeç kur për herë të parë kapi armën në dorë dhe u betua se do ta mbronte familjen e vendin.

Ish ushtari i UÇK-së dhe pjesëtar i Brigadës 122 “Imer Krasniqi”, ishte një nga 3 djemtë e familjes Thaçi nga Shkarashniku i Malishevës që u rreshtuan në ushtri për të mbrojtur çdo pëllëmbë të kësaj toke, bashkë me axhën Qamilin dhe vëllanë Qazimin.

Ndonëse kanë kaluar 26 vjet që nga përfundimi i luftës, Thaçi mban mend çdo detaj të asaj kohe.

Me lot në sy, ai rrëfen për lajmet tronditëse që merrnin vazhdimisht.

Traumat e luftës janë të pranishme te secili luftëtar sipas Thaçit, sepse skenat e tmerrshme që kanë parë janë të paimagjinueshme.

Ish-ushtari për Kiks Kosova ka rrëfyer edhe dy histori të dy bashkëluftëtarëve të tij të cilët, ndonëse shërbyen me nder deri në ditën e çlirimit, sot fatkeqësisht vuajnë nga pasojat shëndetësore.

Sipas Thaçit, kategoria e veteranëve, që nga paslufta u la pas dore dhe u diskriminua. Megjithatë, Thaçi thotë se ndihet krenar që pati mundësinë të kontribuonte në luftën e shenjtë të UÇK-së.



Read it all at Bota Sot