Dëmtimi i linjës hekurudhore në Poloni, reagon Donald Tusk: Ishte sabotim!

- Bota Sot

Dëmtimi i linjës hekurudhore në Poloni, reagon Donald Tusk: Ishte sabotim!

Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi sot se shpërthimi që dëmtoi rëndë linjën hekurudhore Varshavë–Lublin të dielën, ishte akt sabotazhi i qëllimshëm.

“Shpërthimi i një pajisjeje eksplozive shkatërroi plotësisht një pjesë të shinave,” shkroi Tusk në platformën X.

Ai shton se autorët do të kapen nga policia polake.

“Shpërthimi i linjës hekurudhore Varshavë–Lublin është një akt sabotazhi pa precedent që kishte për synim sigurinë e shtetit polak dhe të qytetarëve të tij. Hetimet janë në zhvillim e sipër. Ashtu si në rastet e mëparshme, do të kapim autorët, pavarësisht se kush i mbështet,” shtoi ai.

Tusk theksoi gjithashtu se në të njëjtën linjë, më pranë Lublin-it, janë zbuluar dëmtime të tjera të dyshimta. Shërbimet e emergjencës dhe prokuroria po punojnë në terren.

Policia lokale njoftoi të dielën se një makinist kishte raportuar dëmtime të mëdha në hekurudhën qendrore të Polonisë. Varshava ka përsëritur shpesh se, për shkak të rolit të saj si nyje kryesore për ndihmat ushtarake dhe humanitare drejt Ukrainës, Polonia është bërë shënjestër e vazhdueshme e akteve të sabotazhit. Moska i ka mohuar sistematikisht këto akuza.

Ministri i Mbrojtjes, Ëladyslaë Kosiniak-Kamysz, njoftoi se ushtria po kontrollon me imtësi një segment hekurudhor 120-kilometërsh që çon drejt kufirit me Ukrainën.



Read it all at Bota Sot