Dhunë e pashembullt nga tifozët, terrorizohet klubi i futbollistit shqiptar pas humbjes në Itali

- Bota Sot

Dhunë e pashembullt nga tifozët, terrorizohet klubi i futbollistit shqiptar pas humbjes në Itali

Klubi i Kietit në Itali ku luan Dardan Vuthaj, ish-lojtar i Egnatias, është përballur dje me skena dhune. Pas humbjes 2 me 0 ndaj Rekanatezes në Serinë D, tifozët e Kietit i bënë pritë ekipit që mbështesin. 

Ishin rreth 20 prej tyre, që i dolën përpara autobusit dhe e goditën me gurë, pas disfatës në transfertë. Nuk kishte futbollistë të dëmtuar, por dëmet materiale nuk mund të mungonin.

Klubi i Kietit reagoi së fundmi me një deklaratë zyrtare.

“Klubit i Kietit, në kundërshtim me heshtjen për shtyp që është aktualisht në fuqi, e konsideron të domosdoshme të ndërhyjë për të dënuar me vendosmëri atë që kanë pësuar lojtarët dhe drejtuesit tonë në autobus gjatë kthimit nga ndeshja e zhvilluar në Rekanati.

Sjellje të tilla nuk përfaqësojnë në asnjë mënyrë vlerat e klubit tonë dhe as ato të tifozerisë sonë, e cila ka qenë gjithmonë shembull pasioni dhe korrektësie.

Shpresojmë që episode të tilla të mos përsëriten dhe ritheksojmë angazhimin tonë për të garantuar siguri dhe respekt rreth skuadrës”, shkruan klubi.

Vuthaj ishte pjesë e Egnatias në edicionin e kaluar, ndërsa u largua për t’u transferuar pikërisht te Kieti. Dje nuk ishte i përfshirë në skuadër, pasi më parë i kishte luajtur të gjitha ndeshjet si titullar. Klubi i Kietit ndodhet në zonën e ftohtë dhe po kalon moment mjaft të vështirë.



Read it all at Bota Sot