Zvicra stërvitet, në “Fadil Vokrri” ndalet rryma

- Bota Sot

Zvicra stërvitet, në “Fadil Vokrri” ndalet rryma

Kombëtarja e Zvicrës sonte e ka zhvilluar stërvitjen e saj të fundit, para ndeshjes me Kosovën që do ta zhvillojë nesër me fillim nga ora 20:45.

“Helvetikët” u stërviten nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mirëpo, në një pjesë të stërvitjes, zviceranët mbeten në terr, pasi rryma u ndal në stadium.

Por, duket se kombëtarja zvicerane e mori me sportivitet këtë situatë.

Upss… fiken dritat…”, shkruan faqja zyrtare e kombëtares së Zvicrës në “Instagram”.

Ndryshe, Kosova përballet nesër me Zvicrën, me fillim nga ora 20:45.



Read it all at Bota Sot