Tërmeti me magnitudë 4.6 godet ishullin Skyros në Greqi, lëkundjet e forta ndjehen deri në Atikë

- Bota Sot

Tërmeti me magnitudë 4.6 godet ishullin Skyros në Greqi, lëkundjet e forta ndjehen deri në Atikë

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 23:04, në zonën detare pranë ishullit Skyros në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik, i cili publikoi të dhënat e para mbi lëkundjen, bëhet fjalë për një tërmet me intensitet të moderuar, por të ndier në një rreze të gjerë.

Sipas matjeve paraprake, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 29 kilometra në det të hapur, në verilindje të Skyros, ndërsa zona më e afërt bregdetare ishte ajo e Kymit, në një distancë prej rreth 40 kilometrash.

Edhe pse epiqendra ishte në det, lëkundja u ndjw nga banorët e Atikës, të cilët raportuan dridhje të lehta, kryesisht në zonat lindore dhe në qendrën e Athinës.



Read it all at Bota Sot