Asllani në verë te Bayerni, dalin detaje të reja

- Bota Sot

Asllani në verë te Bayerni, dalin detaje të reja

Bayern Munich po e shqyrton seriozisht mundësinë për të transferuar sulmuesin e Hoffenheimit, Fisnik Asllani. Lajmi vjen nga gazetari i njohur i Sky Germany, Florian Plettenberg, i cili raporton se bisedimet mes palëve tashmë kanë nisur.

Sipas tij, drejtuesit e Bayernit, Eberl dhe Freund, janë të impresionuar me zhvillimin e 23-vjeçarit. Asllani pritet të largohet nga Hoffenheimi në verë, pasi në kontratën e tij ekziston një klauzolë lirimi. Ai aktualisht është grumbulluar edhe me Kombëtaren e Kosovës për kualifikimet e Kupës së Botës.

Sulmuesi ka qenë në formë shumë të mirë këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe dhënë tri asiste në 12 paraqitje në të gjitha garat. Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë roli do të kishte te Bayerni: a do të ishte zëvendësues i Harry Kane, apo një investim për të ardhmen?

Në moshën 23-vjeçare, një kalim në Bayern për të qëndruar prapa Kane-it mund të shihet si një hap prapa në aspektin e minutave, por klubi bavarez duket i bindur se Asllani ka potencial të madh për t’u zhvilluar. Transferimi mbetet një opsion real për merkaton e verës.



Read it all at Bota Sot