Zirkzee “hap dyert” për Romën

- Bota Sot

Zirkzee “hap dyert” për Romën

Gian Piero Gasperini po pret me padurim hapjen e merkatos dimërore më 2 janar për të forcuar sulmin e Romës, që në 15 ndeshje ka shënuar vetëm 7 gola. Sulmuesit kryesorë verdhekuq? Dovbyk me vetëm 2 gola, Ferguson asnjë.

Objektivi kryesor është Joshua Zirkzee, 24-vjeçari holandez që dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të rikthehet në Serie A, pas eksperiencës pozitive te Bologna.

Roma i ofron minuta titullari dhe një trajner që e vlerëson thellë, duke i hapur mundësinë të rikthehet në përfaqësuesen holandeze dhe të aspirojë një vend në Botërorin 2026.

Massara duhet të negociojë me Manchester United, që preferon huazim të thjeshtë, ndërsa Roma kërkon huazim me të drejtë blerjeje, ose detyrim në rast të kualifikimit në Champions.

Alternativat për Zirkzee janë Kalimuendo (Nottingham Forest), El Mala (FC Koln), Arevalo (Racing) dhe Giovane (Verona), por si zëvendësues. Gasperini ëndërron një Romë protagoniste edhe në merkato, duke kërkuar përforcime që të rikthejnë sulmin në nivelin e duhur.



Read it all at Bota Sot