Italia dhe provat e fundit para shortit

- Bota Sot

Italia dhe provat e fundit para shortit

Italia hyn në javën vendimtare të shortit të playoff-eve të Botërorit 2026 mes shpresës dhe ankthit.

Pas një faze kualifikuesesh të pasigurt, që e detyron sërish të kërkojë biletën përmes barazhit, “Axurrët” përgatiten tani për të zbuluar kundërshtarët e tyre. Shorti do të hidhet të enjten, më 20 nëntor, dhe pritet të përcaktojë se çfarë rruge do të ketë Italia drejt Botërorit që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Në total, 16 skuadra marrin pjesë: 12 ekipet e renditura të dyta dhe katër të tjera që vijnë si fituese grupesh nga Nations League. Sipas formatit të ri, këto 16 skuadra ndahen në katër rrugë të ndryshme: A, B, C dhe D. Çdo rrugë përfshin një gjysmëfinale dhe një finale me nga një ndeshje të vetme.

Vetëm fituesi i secilës rrugë siguron kualifikimin. Italia, që është pjesë e njërës nga katër kokat e grupit, mund të ndeshet menjëherë në gjysmëfinale me një rival të vështirë. Suedia dhe Maqedonia e Veriut, dy skuadra që kanë shkaktuar drama të mëdha në të kaluarën, janë sërish ndër mundësitë e shortit.

Suedet kanë eliminuar Italinë nga Botërori 2018, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet kujtimi i dhimbshëm që i privoi “axurrët” nga pjesëmarrja në Katar 2022. Të dyja këto emra kanë krijuar një lloj “tabuje” psikologjike në futbollin italian. Përtej tyre, si kundërshtarë potencialë paraqiten edhe Rumania, Irlanda e Veriut, Uellsi, si dhe vende nga brezi tjetër si Skocia, Çekia, Sllovakia apo Shqipëria, që mund të shfaqen në finalen e rrugës.

Italia kërkon qartësi dhe stabilitet. Playoff-et nuk falin dhe asnjë gabim nuk mund të përballohet. Suksesi do të varet shumë nga forma e lojtarëve kryesorë dhe nga aftësia e Gatuzos për të rikthyer qetësinë e një grupi që shpesh ka lëkundur.

Me shortin që afron, tensioni rritet, por një gjë mbetet e qartë: rruga drejt Botërorit do të jetë e shkurtër, e ashpër dhe e mbushur me histori të vjetra që ndoshta presin të rishkruhen.



Read it all at Bota Sot