Prokuroria në Prizren ngrit aktakuza kundër katër (4) personave

- Gazeta e Prizrenit

Prokuroria në Prizren ngrit aktakuza kundër katër (4) personave

Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 46 aktakuza kundër pesëdhjetë e pesë (55) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

3. Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit. Dy (2) kërkesa në dy raste të
ndara kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge!;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.



Read it all at Gazeta e Prizrenit