Gjyqtarët e njohur italianë do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë - Zvicër

- Bota Sot

Gjyqtarët e njohur italianë do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë - Zvicër

UEFA ka caktuar tashmë katërshen e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në takimin e Kombëtares së Kosovës ndaj Zvicrës.

Kosova është nikoqire e Zvicrës në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet në Kupën e Botës 2026.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Për këtë ndeshje tashmë UEFA ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë dhe ata janë italianët e njohur.

Davide Massa do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa asistentët e tij do të jenë Filippo Meli dhe Stefano Alassio.



Read it all at Bota Sot