Sacchi i ashpër me Italinë:

- Bota Sot

Sacchi i ashpër me Italinë:

Arrigo Sacchi komentoi situatën e kombëtares së Italisë. Për “Gazzetta dello Sport” nënvizoi:

“Nuk mund ta imagjinoj që Italia të mos kualifikohet në Botërorin e radhës, por duhet të zgjohemi. Nuk mund të luajmë si në pjesën e dytë me Norvegjinë. Në një situatë të tillë, e vetmja zgjidhje është puna”.

Ai shprehu zhgënjim: “Pashë gabime individuale dhe kolektive që nuk mund të ndodhin në këtë nivel.

Mbrojtësit kanë bërë gjithçka gabim; dikush ktheu shpinën nga kundërshtari që harkonte topin, dikush e la Haaland të gjuante lirshëm, dikush dështoi te pasimet, dikush u mashtrua nga finte kundërsulmi.

Duhet t’i kuptojmë limitet tona me shumë përulësi. Flitet për module, skema dhe taktika sulmuese, por duhet të punojmë mbi konceptet bazë”.

Për Gattuson: “Ka fituar 5 ndeshje dhe humbi një me një skuadër më të fortë se Italia. Norvegjia tani është superiore. Nëse nuk e kuptojmë, do ta përplasim gjithnjë kokën në mur”. 

Për “play off”-et: “Nuk kam frikë, por shoh shumë paqartësi. Pas disfatash të tilla, morali duhet rindërtuar. Presionet përpara ndeshjeve vendimtare mund të jenë shumë të rënda për këtë ekip”.



Read it all at Bota Sot