Futbollistja: Herën tjetër ju lutem pastrojeni!

- Bota Sot

Futbollistja: Herën tjetër ju lutem pastrojeni!

Alisha Lehman është një nga sportistet më të ndjekura në rrjetet sociale, pasi futbollistja ka bërë emër me postimet e saj.

Por postimi i fundit i i saj nuk kishte lidhje me futbollin apo me pozat tunduese me të cilat ka bërë famë.

Ajo ka treguar pamje nga dhoma e saj, pas një “vizite kortezie” nga hajdutët, të cilët kishin bërë gjithçka rrëmujë duke kërkuar gjërat me vlerë të futbollistes e cila është pjesë e ekipit të femrave të Komos.

“Herën tjetër që vidhni në shtëpinë time, ju lutem pastrojeni pasi vuaj pak nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv”, shkruante me humor ajo duke treguar rrëmujën që kishin bërë hajdutët.



Read it all at Bota Sot