Kombëtarja e Kroacisë U-18 ka turpëruar me rezultat 4:1 Serbinë U-19, në ndeshjen e vlefshme të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-19 në futboll.
Kroatët i shkëlqejnë me lojë ndaj serbëve.
Fitorja do të ishte edhe më e thellë sikur të realizohej penalltia nga futbollisti Çoviç në minutën e 67-të.
Për kroatët shënojnë Puljiq (29’), Shutalo (33’ e 72’) dhe Zulfiq (89’) dhe për serbët Zariq (16’).
Kroacia është në krye me 9 pikë, duke lënë pas serbët me 6 sosh në grupin e 6-të.