Luis de la Fuente: Unë trajneri më i mirë në Botë? Nuk e them dot

- Bota Sot

Luis de la Fuente: Unë trajneri më i mirë në Botë? Nuk e them dot

Luis de la Fuente është ndalur në sallën e shtypit në stadiumin “La Cartuja” për të analizuar ndeshjen kundër Turqisë, e cila duhet të vulosë zyrtarisht praninë e Spanjës në shortin e 5 dhjetorit.

Praktikisht ajo është por, për deri sa matematika nuk e ka thënë fjalën e fundit ajo pret.

Megjithatë askush në kampin spanjoll nuk mendon se skuadra mund të humbasë 7-0 kundër Turqisë dhe pikërisht në fushën e vet. Në hapje trajneri ka folur për formacionin. De la Fuente ka ide të qarta, por nuk jep shumë detaje.

“Ne e përballojmë ndeshjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme, për prestigj, për tifozët, sepse duam të vazhdojmë të fitojmë dhe të konkurrojmë, për ta marrë ndeshjen 31 si të pamposhtur.

Por më e rëndësishmja është që këta lojtarë të mos lodhen duke fituar. Dhe ne do të nxjerrim një ekip konkurrues. Respekti për kundërshtarët na detyron të nxjerrim më të mirën. Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm këtu”.

Ndeshja kundër Turqisë do të luhet në Sevije, shtëpia e tij, qytetit ku ka lindur dhe është rritur. “Është shtëpia ime, ndihem e lumtur, Sevija nuk dështon kurrë. Për t’u përcjellë tifozëve se sa e rëndësishme është që ata të vazhdojnë të na mbështesin. Dhe nga ana tjetër ndihem shumë krenar që trajnoj këta lojtarë. Është një privilegj. Ne po i shijojmë shumë. Flet për skuadrën, ndihet kranar për këta djem, ndihet krenar sepse ka ndërtuar një skuadër model, por kur pyetet për vehte ngre supet dhe skuqet.

“A jeni ju trajneri më i mirë në botë” ka qenë pyetja.

“Nuk kam kotësinë ta them këtë, skuqet. Është nder dhe krenari të flasësh për kombëtaren, të ikësh nga etiketa nga individit.

Kjo është ajo që duhet theksuar. Unë thjesht përpiqem të bëj punën time më mirë çdo ditë dhe t’i bëj lojtarët të ndihen mirë me ne dhe të përmbushin kërkesat”. I ndodhur në siklet, madje dhe i bezidisur nga kjo lloj pyetje është mjaftuar me fjalinë e mësipërme dhe më pas është rikthyer te skuadra e tij. “Kombëtarja spanjolle për mua përfaqëson gjithçka. Unë kam qenë gjithmonë tifoz i kombëtares spanjolle.

Është një nder të udhëheq ekipin kombëtar të vendit tim. Është maja më e lartë e karierës për një trajner. Për mua, me gjithçka që kam përjetuar, të jesh në gjendje ta stërvit atë në një Kupë Bote më bën të ndihem dhe të kuptoj se çfarë do të thotë. Kjo nuk është ajo për të cilën bëhet fjalë këtu. Ne do të nxjerrim ekipin më të mirë që konsiderojmë. Kushdo që luan është numri një. Nuk ka dhurata, ata duhet t’i fitojnë ato.

Përsa i përket terenit, ai nuk i përshtatet lojës së skuadrës, por shiu është shi dhe askush nuk mund të bëjë gje kundër tij. “Terreni nuk është aq i mirë sa mund të jetë për shkak të shirave, por gjithsesi do të rimëkëmbet.

Por ne kemi një plan loje dhe një ide të parë se çfarë duam. Në fund diçka për sekretin e kësaj kombëtareje që nuk rresht së fituari.

“Për fat të mirë ne hymë në atë listë të të preferuarve. Sekreti është një punë shumë e mirë, duke filluar nga klubet dhe në RFEF duke ndjekur një linjë pune, për një stil loje, duke e përmirësuar atë. Kjo çon në shanse. Trajnimi, investimi dhe njohuritë e lojtarëve”.



Read it all at Bota Sot