Kosova në kërkim të mrekullisë

- Bota Sot

Kosova në kërkim të mrekullisë

Kosova luan sonte ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Zvicra mban vendin e parë, Kosova mund të ngjitej në krye vetëm me një fitore me diferencë prej 6 golash, gjë që duket shumë e vështirë.

Trajneri Franco Foda ka bërë 3 ndryshime nga formacioni startues ndaj Sllovenisë, duke lënë jashtë këtij takimi dy titullarët Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu për shkak kartonash, të cilët rrezikonin shumë për ndeshjet e play-offit në muajin mars. Në vend të tyre do të luajnë Fidan Aliti dhe Veldin Hoxha.

Po ashtu rikthehet në portë Aro Muric.

Kosova: Muric, Aliti, Dellova, Rexhbeçaj, Muslija, Asllani, Rrahmani, Vojvoda, Muriqi, Gallapeni, Hoxha.



Read it all at Bota Sot