Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me çështjet e sigurisë në tregjet e Krishtlindjeve pas tentativave të viteve të mëparshme për sulme.
Merz theksoi se duhet të vendosen standarde për organizimin e tregjeve në të gjitha qytetet e Gjermanisë.
“Jam thellësisht i shqetësuar që nuk mund të organizojmë më tregje të Krishtlindjeve, madje as në qytete më të vogla, pa një plan gjithëpërfshirës sigurie”, tha kancelari nga qyteti i Halle në Saksoni-Anhalt.
Ai shtoi se mbështet çdo formë koordinimi dhe harmonizimi të koncepteve të sigurisë, teksa theksoi se Gjermania e ka këtë problem të mbrojtjes së tregjeve të Krishtlindjeve, Merz kërkoi një bashkëpunim më i ngushtë midis qeverisë federale, shteteve dhe komunave për plane sigurie.