Zhegrova optimist se Kosova do të kualifikohet në botëror

- Bota Sot

Zhegrova optimist se Kosova do të kualifikohet në botëror

Edon Zhegrova, luajti sonte për disa minuta në barazimin 1:1 kundër Zvicrës.

Pas ndeshjes, Zhegrova u prononcua për media ku u shfaq optimist se “Dardanët” mund të kualifikohen në botëror.

“Është kënaqësi që jemi kualifikuar në plejof.

Është një hap, por hapi tjetër janë dy ndeshjet e radhës.

Me ekipin që kemi besojmë se do t’ia arrijmë.

Është nder i veçantë kur luaj për vendin tim.

E kam pasur gjithnjë përkrahjen e tifozëve. Është ëndërr të jesh pjesë e Juventusit, më mbetet shumë punë. Për momentin po ndihem shumë mirë. Jam 100 për qind. Edhe klubi e di. Më mbetet të vazhdojë të punojë edhe më shumë”, u shpreh Zhegrova.



Read it all at Bota Sot