Vora i bën “nder” Teutës

- Bota Sot

Vora i bën “nder” Teutës

Vora – Teuta është një nga sfidat e javës së 12-të që do të luhet në fundjavë. Ekipet do të përplasin “brirët” mes tyre ditën e shtunë në orën 16:00.

Por kjo përballje nuk do të luhet në stadiumin e Vorës. Klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre që kjo sfidë të zhvillohet në “Niko Dovana”.

Kjo pasi aktualisht stadiumi i Vorës nuk është gati për të pritur këtë përballje dhe në këto kushte ekipet janë dakortësuar mes tyre që të bëhet ky ndryshim, ndërsa dueli i fazës së 3-të do të luhet në shtëpinë e Vorës.

“NJOFTIM ZYRTAR

Klubi i Futbollit Teuta informon tifozët dhe publikun se, në marrëveshje me klubin FK Vora, ndeshja e fazës së dytë ndërmjet dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. 

Kjo marrëveshje është arritur pasi FK Vora nuk e ka ende gati stadiumin e vet për zhvillimin e takimit.

Gjithashtu, është vendosur që ndeshja e fazës së tretë ndërmjet dy ekipeve të luhet në stadiumin e Vorës.

Klubi ynë falënderon tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe i fton të jenë të pranishëm në “Niko Dovana” për të përkrahur ekipin tonë.????

Forca Teuta!”, ka shkruar klubi durrsak.  



Read it all at Bota Sot